Java në Shqipëri nis me mot të paqëndrueshëm, ditëve në vijim temperatura deri në 36 gradë Celsius

Java në Shqipëri nis me mot të paqëndrueshëm, ditëve në vijim temperatura deri në 36 gradë Celsius

Java në Shqipëri pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.

Dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 22 deri në 29 °C.

Të martën pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 23 deri në 35 °C.

Indeksi i rrezeve Ultra Vjollcë (UV) do të jetë në vlera shumë të larta dhe këshillohet që gjatë këtyre ditëve sidomos moshat e vjetra të ekspozohen më pak rrezeve të diellit prej orës 10:00 deri në ora 18:00./Motilokal.com