
Në hemisferën veriore vera është në kulmin e saj me temperatura ekstrem të larta, ndërsa në hemisferën jugore është dimri dhe më se normale të ketë reshje bore dhe ftohtë.
Vala polare ka përfshirë Brazilin qendror dhe jugor, Uruguain, Argjentinë dhe Paraguain, duke sjell anomalinë më të madhe negative të ftohtë në botë jashtë poleve. Por ajo çfarë i habiti banorët dhe meteorologët është bora në viset më të ulëta në jug të Brazilit.
Borë ka rënë në Santa Catarina, në Planalto Sul Catarinense dhe shi i ngrirë në São José dos Ausentis (RS) dhe në Bato Branco, në jugperëndim të Paranës.
Uljet e temperaturave janë regjistruar në Argjentinë -15.0 °C në MacQuenchau, -11.7 °C në Mallargue, -10.6 °C në Ospaliata, -9.9 °C në La Coyaca, -9 °C në Esquel dhe -8.6 °C.
Borë ka ra në veriperëndim të provincës së Buenos Aires dhe në jug të provincës së Santa Fe e që është e pazakontë./Motilokal.com