Kështu do të mbajë moti për këtë fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Kështu do të mbajë moti për këtë fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Ditëve në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë nga Evropa lindore, që do të kushtëzojnë mot të thatë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Rrymat e ngrohta ajrore që po depërtojnë nga Mesdheu vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi vlerën mesatare.

Gjatë kësaj periudhe vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, e ditën e premte kohë pas kohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mëngjesi pjesërisht me re, mesdita me vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 20 °C.

Ndërsa e shtuna do të jetë me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 21 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të lindje-juglindjes.

Moti për ditën e diele do të mbajë pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi i kthjellët, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugut.

Të shtunën do të jetë me vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin prej 10 deri në 16 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

E diela do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 16 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 16 °C.

E shtuna do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të verilindjes.

Edhe dita e diele do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 10 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-verilindjes. /Motilokal.com