Rikthehet vala e të nxehtit

Rikthehet vala e të nxehtit

Pas një periudhe me mot relativisht më të freskët në një pjesë të madhe të Evropës, përjashtuar pjesët e Skandinavisë që po përjetojnë një valë nxehtësi këto ditë, një tjetër valë e nxehtë do të zhvillohet në pjesët e Evropës Qendrore dhe gadishullin Ballkanik. Temperaturat mund të rriten në nivel lokal, afër 40 °C ose më lart. Në skajin perëndimor rritet kërcënimi për stuhi të forta.

Ndërkohë, një bllok i ri i masave ajrore të thata po forcohet mbi Mesdhe dhe po zgjerohet drejt gadishullit Ballkanik. Kjo do të sjellë një valë të nxehtë intensive gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Sipas parashikimit të Motilokal.com nga dita e mërkurë sërish mbi Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi do të depërton i nxehti nga Afrika që sjell rritje të temperaturave mbi vlera mesatare, derisa pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. 

Temperaturat në Shqipëri gjatë këtyre ditëve pritet të arrijnë nga 38-39 °C. Ndërsa në Kosovë temperaturat maksimalet pritet të luhaten nga 33 deri në 36 °C.

Ndërkaq në Maqedoni dhe Mal të Zi temperaturat maksimale pritet të sillen nga 37 deri 39 °C.

Për shkak të nxehtësisë së madhe të premten dhe fundjavë në Kosovë mund të priten rrebeshe shiu të përcjella me vetëtima dhe bubullimë e mundësi edhe për kokrra breshëri./Motilokal.com