Temperaturat e larta të verës përbëjnë rrezik për ngjarje tragjike në trafik

Temperaturat e larta të verës përbëjnë rrezik për ngjarje tragjike në trafik

I nxehti rrit rrezikun për aksidente rrugore, pasi ai shkakton luhatje të parametrave në organizmin e njeriut.

Po ashtu për shkak të sezonit turistik shtohet fluksi i mjeteve në qarkullim dhe rritet risku për aksidente në rrugë.

Instituti i Shëndetit Publik ka përmbledhur disa këshilla që ndikojnë në evitimin e aksidenteve, gjatë sezonit veror.

Gjatë lëvizjes me veturë:

- ulet efektiviteti trupor;

- kemi dobësim, turbullim të shikimit;

- luhatje tensioni;

- plogështi;

- djersitje;

- humbje të reflekseve;

- automjeti punon në kushte më të vështira;

- gomat mund të pësojnë çarje;

- asfalti bëhet më i rrezikshëm;

- nga të nxehtit krijohen imazhe që turbullojnë shikimin.

Kujdes!

• Mos shpejtoni.

• Vendosni rripin e sigurimit.

• Përdorni sa më shumë lëngje, ujë të freskët pije freskuese, çaj të ftohtë.

• Jo konsumit të alkoolit gjatë udhëtimit: kjo merr vlera shumë më të rrezikshme në kushtet e temperaturave të larta.

• Bëni herë pas here ndalesa në vende të freskëta, me hije, ujë të ftohtë etj.

• Evitoni udhëtimet e gjata, pa ndalesa.

• Përdorni kondicionerin e në kushte mungese udhëtoni me xhama të ulura.

• Përdorni veshje të lehta.

• Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit para nisjes, nivelin e fryrjes së gomave, nivelin e ujit në motor.

• Përdorimi i celularit ju shpërqendron!/Motilokal.com