Vala e të nxehtit ekstrem ka goditur pjesën më të madhe të Spanjës me temperatura mbi +43 gradë Celsius.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (AEMET) lëshoi një paralajmërim se temperaturat e larta do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Në kryeqytetin e Madrid dhe qytetin jugor të Seviljes, temperaturat arritën mbi +40 gradë.
I nxehti ekstrem pritet të përfshijë pjesën lindore të vendit. Sipas meteorologëve, temperaturat pritet të arrijnë në +44 gradë në Luginën e Guadalquivir, afër Seviljes.
Temperatura më e lartë e regjistruar në vend është 49 gradë Celsius./Motilokal.com
