Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të jetë e mbyllur deri më 17 nëntor, për shkak të asfaltimit të segmentit të rrugës R210.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.
“MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim. /Motilokal.com