Gjendje emergjente në Venecia! Mbi 70 për qind e qytetit nën ujë

Gjendje emergjente në Venecia! Mbi 70 për qind e qytetit nën ujë

Venecia është goditur me një valë tjetër të reshjeve të shiut që ka lënë rreth 70% të qytetit italian nën ujë.

Sipas autoriteteve lokale, batica arriti në 154 cm ditën e sotme (premte), duke lënë monumentet ikonike të përmbytura në qytetin e lagunës.

Shkollat dhe një numër i zyrave publike gjithashtu mbetën të mbyllura për shkak të përmbytjeve dhe banorët u këshilluan të udhëtonin vetëm kur ishte e nevojshme.

Ajo vjen pasi qyteti i UNESCO-s përjetoi valën e dytë më të keqe në histori në mbrëmjen e së hënës, duke arritur deri në 187 cm.

Kjo ra pak nga rekordi i përgjithshëm i 194 cm i vendosur në vitin 1966.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme dhe ka premtuar 20 milion euro fonde për të ndihmuar në një operacion urgjent për pastrimin e qytetit.

Ai tha se qeveria do të përshpejtonte ndërtimin e strukturave mbrojtëse në qytetin-lagunë, duke ju referuar kryesisht të ashtuquajturit projekti “Moisi”, një sistem barrierë hidraulike, që do të mbronte venecian në rastin e rritjes së nivelit të detit. “Projekti është shoqëruar me polemika e skandale por jemi në fazën finale të tij. Nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër veçse ta përfundojmë në mënyrën më të shpejte dhe efikase”, deklaroi kryeministri.

Sidoqoftë, kryetari i Venecias Luigi Brugnaro ka vlerësuar se kostot aktuale për të riparuar qytetin mund të jenë shumë më të larta.

Në një video të postuar në Twitter, ai tha se qyteti është "shkatërruar", duke supozuar se dëmi mund të arrijë deri në 1 miliardë euro.

Ai shtoi: "Kjo është gjendje e jashtëzakonshme, por ne po e menaxhojmë atë". /Motilokal.com