Gjykata e Lartë pezullon punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Lartë pezullon punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Lartë ka pezulluar ndërtimin HEC-eve në lumin e Valbonës. Në një vendim të publikuar së fundmi Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK.”

Gjykata e Lartë në njoftimin e publikuar të vendimit thekson se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkespadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Shoqata “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

SHOQATA TOKA “SHOQATA PER RUAJTJEN DHE MBROJTJEN E ALPEVE SHQIPTARE”, SALI SELIMAJ, AGRON AVDIAJ, ARTAN KUCANA, IBRAHIM DEMIRAJ, SAMI ISMALAJ, LINDITA KUCANA, ELISJANA SELIMAJ, GENT SELIMAJ, GEZIM SELIMAJ, KELMEND SELIMAJ, SAJMIR SELIMAJ, SHERIF MALSIA, ALBAN SELIVRADA, ALI SELIVRADA, FATJON ISMALAJ, HAXHI VATOCI, ARDENIS SELIMAJ, SHKELZEN METALIAJ, KLODIAN ISMALAJ, ERVIS SELIMAJ, VALDRIN SELIMAJ, ARDIAN SELIMI, ALFRED SELIMAJ, SALI SELIMAJ, ERENIK SELIMAJ, ARMAND SELIMI, FLORANT METALIAJ – MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDURSTRISË, AGJENSIA KOMBËTARE E MJEDISIT, MINISTRIA E MJEDISIT, KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT DHE AGJENSIA E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT (SEKRETARIATI TEKNIK I KKT-së), KËSHILLI I BASENIT UJËMBLEDHËS DRIN-BUNË, SHOQËRIA “GENER 2”SHPK, SHOQËRIA “DRAGOBIA ENERGY”SHPK – AGJENSIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA.

SOKOL SADUSHI (s.p) Ndryshimin e vendimit nr. 17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr. 3342, datë 02.06.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes me vendim të formës së prerë./Motilokal.com