Tërmet në Adriatik

Tërmet në Adriatik

Një tërmet 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 22:00 në detin Adriatik, duke u ndierë në pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë, kryesisht në qytetin e Lezhës.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane thellësia e tërmetit ka qenë shumë e ulët, prej vetëm 1 kilometri.

Siç raportohet banorët e Lezhës kanë dalë të frikësuar nga banesat pas tronditjes së fuqishme disa sekondëshe./Motilokal.com