Mot i nxehtë dhe temperatura të larta në Kosovë

Mot i nxehtë dhe temperatura të larta në Kosovë

Me depërtimin e të nxehtit afrikan, në Kosovë po mban mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell.

Sot parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Gjatë pasdites vende-vende mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 36 °C.

E enjtja do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 23 deri në 37 °C.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave që nga ora 10:00 e deri në 17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com