Ja si lidhen ngjarjet ekstreme të motit me ndryshimin e klimës

Ja si lidhen ngjarjet ekstreme të motit me ndryshimin e klimës

NGA GARY YOHE

Dihet gjerësisht se moti nuk është klimë. Por dihet se klima me kalimin e kohës mund të ndikojë ndjeshëm tek moti, jo vetëm në lidhje me ndryshimet në tendencat më të rëndësishme si temperaturat dhe reshjet, por edhe në lidhje me gjasat dhe intensitetet e ngjarjeve ekstreme.

Korrelacioni midis klimës dhe ndikimeve është, megjithatë, më shpesh i ndërlikuar nga faktorë ngatërrues që përfshijnë të gjitha llojet e sjelljeve njerëzore; dhe kjo është arsyeja pse diçka që quhet "atribuim kriminalistik" tani është një industri në zhvillim.

Benjamin Santer hartoi një përmbledhje të përditësuar të gjendjes së njohurive të atribuimit kriminalistik edhe në fazat e tij formuese të përmbledhur në një botim të fundit.

Në vitin 2021, kur ndodh një ngjarje ekstreme si përmbytja e fundit në Gjermaninë Perëndimore, pyetja është “Sa prej intensitetit ekstrem të vëzhguar, mund t’i atribuohet ndryshimit të klimës?”

Siç ndodh gjithmonë në ndryshimet klimatike, përgjigjja e pyetjes është gjithmonë "Varet". Por mbi çfarë? A ka ndonjë mënyrë për të zgjidhur faktet si për ndryshimin, ashtu edhe për ritmin e ndryshimit? Rezulton se një përgjigje rigoroze shkencore për këtë pyetje është "Po".

Meqenëse përgjigjja ndaj ndryshimeve klimatike është një problem i menaxhimit të rrezikut, bota ka pranuar që çelësi për të organizuar mendimet tona duhet të përqendrohet në dy komponentët themelorë të rrezikut - gjasat dhe pasojat ose, në gjuhën popullore, frekuencën dhe intensitetin.

Për shembull, marrim përmbytjen e rëndë që goditi pak ditë më parë Gjermaninë Perëndimore. Vetëm në 3 orë ra aq shumë shi sa për 3 muaj bashkë. Përmbytja shkaktoi dëme të mëdha me gati 200 të vdekur dhe më shumë se 300 të zhdukur që nga data 20 korrik.

Ishte ngjarja më e keqe e përmbytjeve në më shumë se 50 vjet, por kjo do të thotë se kishte pasur një ngjarje të ngjashme përmbytje në jetën e disa banorëve. Ishte shumë e pazakontë ta shihje atë të përsëritej në 2021, por nuk ishte statistikisht e vështirë të shpjegohej.

Ky episod është si të luash lojën monopoli kur dikush fiton 12 pikë gjatë hedhjes së zarave 3 herë radhazi. Ngjarje e rrallë por e mundshme (0.0002148 për qind probabilitet). Ju mund të dyshoni se zarat ishin manipuluar në mënyrë të tillë që të prodhonin numrin më të lartë.

Me fjalë të tjera, askush nuk mund të pretendonte pa prova të tjera se ashpërsia e përmbytjes ishte shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Kur të analizohet gjithçka me kujdes, ka të ngjarë që dëmi i madh dhe humbja e jetëve t’i atribuohet sjelljeve njerëzore dhe vendimeve të marra gjatë gjysmë shekullit të kaluar që kur ndodhi përmbytja e fundit e këtyre përmasave.

Por tani, merrni si një shembull tjetër, valët e mëdha të nxehtësisë në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Gjatë historisë së regjistruar, kishte pasur vetëm tre ditë të tjera me temperatura që arritën maksimumin 41.1 gradë Celsius në Portland, Oregon (2 korrik 1942; 30 korrik 1965; dhe 10 gusht 1981).

Pastaj, banorët përjetuan 3 ditë të njëpasnjëshme me temperatura mbi 41 gradë gjatë fundit të muajit qershorit, për shkak të një valë te jashtëzakonshme të të nxehtit. Dhe si shembull të tretë, shihnin rastin e Uraganin Harvi në vitin 2017 që solli 107 cm reshje shiu në Hjuston gjatë 36 orëve.

Ato shkaktuan përmbytjen e tretë më të madhe në 500 vitet e fundit. Kujtojmë gjithashtu se Uragani Dorian i vitin 2019 u ndal mbi Nasau të Bahamasit për më shumë se një ditë, duke shkaktuar një efekt të ngjashëm. Ndryshimi i klimës nuk shkakton uragane; por sjellja e uraganeve Harvi dhe Dorian, dhe pasojat shkatërruese të Uraganit Maria në Porto Riko në vitin 2017 ishin tipike të uraganeve të fundit.

Pse? Me gjasë për shkak të zhvendosjeve së rrymave atmosferike e shkaktuar nga ngrohja planetare, dhe që e zvogëloi gradientin e energjisë midis poleve dhe ekuatorit. Për t’u rikthyer tek metafora e lojës së monopolit: Ngjarje të tilla, nuk mund të shpjegohen duke hedhur zara të zakonshëm me rezultate të pazakonta.

Kjo është si të marrësh 16 pikë në 3 apo 4 hedhje zarash njëri pas tjetrit, dhe aty qëndrojnë provat e pakundërshtueshme që loja ka ndryshuar. Në kontekstin e klimës, ne kemi prova gati të pakundërshtueshme se Nëna Natyrë i ka ndryshuar “zarat”, pasi në raste të tilla, nuk ka asnjë shpjegim tjetër.

Të gjitha këto kanë qenë histori rreth gjasave. Por, çfarë ndodh me intensitetin (pasojën)? Shikoni edhe një shembull. Vetëm 3 nga 20 zjarret më të mëdha të shtetit (për sa i përket hektarëve të djegura) ishin djegur para vitit 2000, por 9 nga 10 më të mëdhatë kishin ndodhur që nga viti 2012 e këtej.

Ngjarjet ekstreme po bëhen më të mundshme. Në vitin 2017, 9.270 zjarre në SHBA dogjën mbi 1.5 milionë hektarë pyje. Zjarri në kompleksin pyjor Mendocino vitin e ardhshëm u bë “zjarri më i madh në historinë e Kalifornisë”. Ai nisi në gusht dhe u fik vetëm në tetor.

Shumica e zjarreve në vitin 2020 u shkaktuan nga rrufetë, por u favorizuan edhe nga një thatësire rekord./Motilokal.com