Ndryshimet klimatike: 11-vjeçari ecën 321 kilometra për të rritur ndërgjegjësimin

Ndryshimet klimatike: 11-vjeçari ecën 321 kilometra për të rritur ndërgjegjësimin

Një djalë 11-vjeçar ka filluar tё ecë pёr 321 kilometra nga shtëpia e tij në Yorkshire në Westminster për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës.

Jude, nga Ura e Hebdenit, tha se kur tё arrinte nё Londёr, donte të lobonte tek ministrat nevojën e një takse karboni.

Një peticion për të nxitur një debat parlamentar për këtë qëllim nisi në shkurt nga fushata ”Zero Carbon” dhe qeveria u zotua të ulte emetimet me 78% deri në 2035.

Jude, sipas BBC, u frymëzua pasi lexoi librin ”Dire Predictions” që sipas tij ofronte zgjidhje për ndryshimin e klimës duke përfshirë një taksë karboni.

“Shpresoj që këtë peticion ta nënshkruajnë 100 000 persona në mënyrë që të diskutohet në Parlament. Kjo do t’i bënte kompanitë të mendojnë se do t’u kushtojë më shumë të përdorin lëndë djegëse fosile sesa burime të rinovueshme”, shtoi ai.

Fëmija tha se ishte frymëzuar nga një shok, i cili udhëtoi nëpër botë me biçikletë për të rritur ndërgjegjësimin për të njëjtën çështje.

“Kam lexuar gjithashtu për një djalë që shkoi me biçikletë nga Palermo në Angli për t’u përpjekur të rrisë ndërgjegjësimin për refugjatët”, tha ai.

Djaloshi synon të ecë 16 kilometra çdo ditë për 21 ditë dhe shpreson të jetë në gjendje të frymëzojë të rinj të tjerë./Motilokal.com