Mijëra shkencëtarë apelojnë për ndryshime urgjente në mbrojtje të Tokës

Mijëra shkencëtarë apelojnë për ndryshime urgjente në mbrojtje të Tokës

Mijëra shkencëtarë përsëritën thirrjet për veprim të menjëhershëm mbi krizën e klimës në një artikull të botuar të mërkurën në revistën BioScience.

"Ngjarjet dhe modelet ekstreme të klimës që kemi qenë dëshmitarë viteve të fundit, për të mos përmendur javët e fundit, nxjerrin në pah urgjencën e shtuar me të cilën ne duhet të adresojmë krizën e klimës", tha Philip Duffy, bashkëautor i studimit dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës së Kërkimeve Klimatike Woodwell në shtetin amerikan të Massachusetts.

Dy vjet më parë, më shumë se 10,000 shkencëtarë nga rreth 150 vende shpallën një emergjencë globale të klimës, ata tani e kanë përsëritur atë dhe kanë bërë thirrje për ndryshime të menjëhershme.

Që nga deklarimi i vitit 2019, Toka ka parë një "rritje të paparë" të katastrofave të lidhura me klimën, vunë në dukje studiuesit.

Viti 2020, për shembull, ishte i dyti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa, këtë prill, përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferën e Tokës ishte më i lartë se në çdo kohë që nga fillimi i matjeve.

Ndër të tjera, studiuesit po bëjnë thirrje për një fund të përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe mbrojtje më të mirë të biodiversitetit./Motilokal.com