I vendosin GPS për t’ia parë lëvizjet, skifteri udhëton nga Sllovakia në Kosovë

I vendosin GPS për t’ia parë lëvizjet, skifteri udhëton nga Sllovakia në Kosovë

Dy skifterëve (Saker Falcons) kanë zgjedhur Kosovën si shtëpi për të qëndruar pas një udhëtimi të gjatë. Për të parë lëvizjet e tyre skifterëve u janë vendosur GPS.

Nga Sllovakia, skifteri mashkull fluturoi në jug përmes Hungarisë, Serbisë dhe ka përfunduar në Kosovë.

May be an image of map

Derisa femra ka udhëtuar në veri-perëndim përmes Çekisë, Polonisë dhe aktualisht është në Gjermani.

May be an image of map and text

Sipas hartës së paraqitur, skifteri që ka përfunduar në Kosovë aktualisht është në malet e Sharrit./Motilokal.com