Përfshihet nga flakët pylli i Kreshpanit në Fier

Përfshihet nga flakët pylli i Kreshpanit në Fier

Një zjarr ka përfshirë pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit. Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por situata është e vështirë për shkak të terrenit. Repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit po punojnë edhe me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vatre zjarri, ndërsa flakët po përhapen pasi favorizohen nga temperaturat e larta dhe era./Motilokal.com