Fundjavë përvëluese - i nxehti afrikanë godet Maqedoninë e Veriut

Fundjavë përvëluese - i nxehti afrikanë godet Maqedoninë e Veriut

Temperaturat në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të shënojnë rritje. Sinoptikët prej sot e deri të dielën paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë me temperatura deri në 38 oC. Sipas meteorologëve nga e diela pritet të ketë reshje të rrëmbyeshëm shiu dhe bubullima, ndërsa temperaturat priten të bien gradualisht.

Nga Ministria e Shëndetësisë këshillojnë që gjatë ditëve të nxehta ekstreme, qytetarët të qëndrojnë në ambiente të hapura, para së gjithash të kondicionuara, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Personat me sëmundje kronike u rekomandohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.

Rekomandohet konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe ushqim të lehtë, veçanërisht duhet patur kujdes gjatë përgatitjes së ushqimit, duke ju shmangur  produkteve të papërpunuara termikisht, për shembull majonezë, akullore dhe kremra të ndryshëm. /Motilokal/