Temperatura përvëluese edhe në ditët e para të gushtit në Kosovë

Temperatura përvëluese edhe në ditët e para të gushtit në Kosovë

Situata meteorologjike në Kosovë vazhdon të mbetet e njëjtë edhe në ditët e para të gushtit. Kjo gjendje meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Por, nga e enjtja pritet ndryshim i motit, me rënie temperaturash dhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Sot do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 36 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 19 deri në 35 °C.

E mërkura do të mbajë mot shumë të nxehtë, të kthjellët e me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave e mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 36 °C./Motilokal.com