Zjarri përfshinë edhe Oshlakun, kërkohet ndihmë për shuarjen e flakëve

Zjarri përfshinë edhe Oshlakun, kërkohet ndihmë për shuarjen e flakëve

Zjarri ka përfshirë edhe zonën e natyrës së “Oshlaku”-t. Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” kanë njoftuar se kanë mbetur trungje të pa fikura, ku edhe po vazhdojnë që të shuajnë zjarrin.

“Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku”, i cili ka rrezikuar djegien e pyjeve të pishave endemorelikte - rrobullit (Pinus heldreichii). Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët ë e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK “Sharri” së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit. Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur,  “beteja” për shuarjen e zjarrit   ka vazhduar edhe sot. Fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftim.

May be an image of tree and nature

Më tej thuhet se është kërkuar ndihma dhe angazhimi i FSK, Shtabit të emergjencave, KFOR dhe institucionet tjera relevante. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kanë qenë në vendin e ngjarjes.

May be an image of nature and tree

“Me këtë rast DAPK “Sharri” bënë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut. Ju lutemi për kujdes ku për çdo rast të zjarrit të lajmëroni: Zjarrfikësit në numrin 193; Policia e Kosovës: 038/192, dhe mobil 192; Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës: 112; dhe Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/ 500 094”, theksohet në komunikatë./Motilokal.com

May be an image of mountain and nature