Gjatë fundjavës në Portin e Durrësit u ankorua jahti turistik “Apostrophe”. Jahti me një gjatësi prej 39 metra, i cili lundron nën flamurin e ishujve Kajman ka lundruar nga porti i Lefkadas, Greqi, me destinacion të radhës brigjet shqiptare.
Ndërkohë, vetëm gjatë muajit korrik 2021, kanë vizituar portin më të madh në vend 16 jahte turistike, ndër të cilët jahti “Planet Nine”, i cili përveçse një vizitor i shpeshtë në kalatat tona, vetëm gjatë muajit aktual është akostuar dy herë në Portin e Durrësit./Motilokal.com


