Paralajmërojnë shkencëtarët: Ngjarje të motit ekstrem do të ndodhin më shpesh në të ardhmen

Paralajmërojnë shkencëtarët: Ngjarje të motit ekstrem do të ndodhin më shpesh në të ardhmen

Muaji i kaluar (korriku) ishte një nga muajit më të nxehtë në botë të regjistruar deri më tani, pas atij të vitit 2019 dhe 2016, me temperatura jashtëzakonisht të larta duke filluar nga Finlanda  e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur shikojmë temperaturat globale, ka ndryshime nga viti në vit por edhe nga muaji në muaj,”  u shpreh  Freja Vamborg, shkencëtare  në Shërbimin e Ndryshimeve Klimatike të Kopernikusit në Bashkimit Evropian.

Ajo më tej tha se në fund të fundit, gjëja kryesore që ne shohim është një prirje e ngrohjes së klimës në nivel global, dhe në shumicën e rajoneve të botës.

Rajone të shumta u përfshinë nga ngjarjet ekstreme të motit muajin e kaluar  në përputhje me atë se çfarë shkencëtarët kishin paralajmëruar më parë se ngrohja globale po i bën valët e nxehtësisë më të shpeshta dhe më të rrezikshme dhe se një planet më i nxehtë do të çojë në reshje më të mëdha.

Nxehtësia rekord në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, e cila filloi në qershor, vrau qindra njerëz dhe nxiti zjarre të mëdha. Në Kinë, Belgjikë dhe Gjermani, reshjet ekstreme shkaktuan përmbytje të mëdha.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngjarje të motit ekstrem do të ndodhin gjithnjë e më shumë në të ardhmen.

Ata theksuan se tani bota është më e nxehtë se në kohërat para-industriale dhe kjo i bën më intensive përmbytjet, stuhitë apo valët e nxehtësisë./Motilokal.com