Surprizat e motit, sot diell dhe reshje shiu në disa zona të Shqipërisë

Surprizat e motit, sot diell dhe reshje shiu në disa zona të Shqipërisë

Moti sot në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë maleve në veri-verilindje dhe juglindje të vendit do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 25 deri në 35 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 36 °C.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave që nga ora 10:00 e deri në 17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com