Moti sot me diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Moti sot me diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira, ku përgjatë pasdites priten rrebeshe shiu e bubullima dhe mundësi për breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 21 deri në 29 °C.

E enjtja do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 19 deri në 29 °C.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave që nga ora 10:00 e deri në 17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com