
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm lokal, stuhi dhe erë të fortë. Do të ketë kushte për breshër të izoluar. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 33 °C.
E enjtja do të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 33 °C. /Motilokal.com