
Agjencia Kombëtare e Mjedisit e Shqipërisë ka përfunduar sot fushatën sensibilizuese “Thuaj jo ndotjes, përdor më pak plastikë”, në qytetin e Shëngjinit.
“Përfaqësuesit e hoteleve, turistët dhe qytetarët u sensibilizuan në lidhje më rëndësinë e hedhjes së mbetjeve në vend depozitimet përkatëse, efektet negative që ato kanë në mjedis, botën ujore dhe shëndetin e njerëzve si edhe kohën e nevojshme që u duhet për t’u dekompozuar”, thuhet në njoftim.
Hedhja e pakontrolluar e mbetjeve është një shqetësim global.
• Mos e hidh plastikën! I duhen rreth 500 vite që të dekompozohet në ujë dhe deri në 1000 vite që të dekompozohet në tokë.
• Redukto kanaçet e aluminit, Ato kërkojnë 200-500 vite për tu dekompozuar. Niveli më i lartë i ndotjes nga alumini është 1,300 gram dioksid karboni për një kanaçe 330 ml, ekuivalent me ndotjen që shkakton një makinë gjatë një distancë prej 7-8 km.
• Shishet e qelqit duan deri në 1 milion vite të dekompozohen. Hidhi në vendet e caktuara.
• Çdo ton letër e ricikluar mund të shpëtojë 24 trungje peme. Kur letra kalbet, lëshon gaz metani që është 25 herë më toksik sesa CO2.
• Gjithmonë hidhi mbetjet organike në vendet e caktuara nga Bashkitë. Kimikatet që ato çlirojnë transmetohen nga gjallesat ujore në shëndetin tuaj.
• Pastro vijën bregdetare për të shpëtuar gjallesat ujore dhe për të mos rrezikuar speciet në zhdukje./Motilokal.com