![Shi dhe breshër në disa qytete të Kosovës [Foto]](https://motilokal.com/storage/app/uploads/public/611/3da/50c/thumb_7011_650_365_0_0_crop.jpg)
Pas të nxehtit përvëlues dhe temperaturave të larta që kanë mbretëruar deri në orët e pasdites në Kosovë, disa qytete janë freskuar nga reshjet e shiut që kanë rënë.
Reshje shiu ka patur në komunën e Klinës, Vushtrrisë, Suharekës dhe të Istogut.
Në disa fshatra të Klinës ka rënë edhe breshër dhe Suharekës, duke shkaktuar edhe dëme në bujqësi.
Ndryshe, ashtu siç kemi paralajmëruara sot me anë të lajmeve dhe hartave satelitore, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara me reshje shiu e breshër./Motilokal.com