Erërat e forta dhe reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Suharekë

Erërat e forta dhe reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Suharekë

Disa qytete të Kosovës janë goditur nga moti i ligë, duke shkaktuar edhe dëme. Në Suharekë sot ka patur reshje shiu me breshër dhe erëra të forta. Shtylla elektrike e drunj janë dëmtuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta në fshatin Semetisht të Suharkës.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka thënë se ekipet emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes.

May be an image of tree and sky

“Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlersojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it”, ka shkruar ai./Motilokal.com