Indeksi Botëror i Rrezikut: Shqipëria më e rrezikuara në Evropë nga katastrofat

Indeksi Botëror i Rrezikut: Shqipëria më e rrezikuara në Evropë nga katastrofat

Që prej vitit 1995, të paktën 30.000 njerëz janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, çdo vit, sipas një studimi të Bankës Botërore.

Sipas Indeksit Botëror të Rrezikut, Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun e ekspozimit ndaj zjarreve dhe përmbytjeve, duke u bërë kështu “vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore”.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i dha Shqipërisë nivelin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja europiane është 5.2%.

“Për shkak të një mesatare prej 3.41 për 43 vende, Evropa përballet me rrezikun më të ulët nga të gjitha kontinentet. Megjithatë, ka dallime brenda-kontinentale: Shqipëria, Holanda, Greqia, Mali i Zi dhe Rumania kanë një rrezik mesatar deri të lartë, ndërsa Zvicra, Estonia, Finlanda, Islanda dhe Malta janë në skajin më të ulët të spektrit të rrezikut”, citon raporti.

Raporti bëhet publik në një kohë kur Shqipëria, vendet fqinje dhe më gjerë në botë po përballen me temperatura të larta dhe me zjarre shkatërruese, ndërsa më parë shumë vende të tjera patën edhe përmbytje.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Nga ana tjetër në raportin e pak ditëve më parë OKB bëri thirrje se koha për të shpëtuar planetin është duke përfunduar, duke kërkuar angazhim serioz nga të gjitha shtetet./Motilokal.com