Zbulohet një kandil deti i kuq në Oqeanin Atlantik

Zbulohet një kandil deti i kuq në Oqeanin Atlantik

Shkencëtarët nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) kanë bërë një zbulim të ri në Oqeanin Atlantik, një lloj të ri kandil deti i gjetur 700 metra nën nivelin e detit. Krijesa e panjohur dhe e pakategorizuar më parë spikat me ngjyrën e saj të kuqe mahnitëse.

Kandil deti i kuq është i specieve Poralia, të cilat kanë rreth 30 tentakula dhe një strukturë të brishtë.

Përveç kandil deti me ngjyrë të kuqe, hulumtimi i NOAA-s zbuloi ekzistencën e kafshëve të tjera nënujore që ende nuk janë regjistruar.

Këto krijesa të panjohura u zbuluan gjatë ekspeditës në Atlantikun e Veriut që filloi më 30 qershor dhe përfundoi më 29 korrik. Studiuesit udhëtuan përgjatë bregut lindor të SHBA-ve, duke mbuluar qindra dhe mijëra metra nën nivelin e detit.

This red ctenophore in the genus Vampyroctena was seen at a depth of 700 meters (2,297 feet) during Dive 20 of the 2021 North Atlantic Stepping Stones expedition. (Photo courtesy of NOAA Ocean Exploration, 2021 North Atlantic Stepping Stones: New England and Corner Rise Seamounts)

Studiuesit e NOAA-s përdorën një mjet nënujor për të operuar nga distanca (ROV) që mund të vendoset në thellësi deri në 4 kilometra.

Hartimi i të dhënave të mbledhura nga 25 zhytjet e planifikuara ROV do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë diversitetin dhe shpërndarjen e habitatit të ujërave të thella, sipas një deklarate nga NOAA.

Gjatë ekspeditës, shumë krijesa duke përfshirë ctenophores, cnidarians, krustaceve dhe actinopterygii janë vërejtur. Përveç kësaj, janë zbuluar familje të reja të paidentifikuara të kafshëve dhe specie potencialisht të reja.

"Gjatë zhytjes, përgjatë kolonës së ujit, ne vëzhguam mbi 650 kafshë individuale duke përfshirë krustacet, karkalecët, larvat, krimbat shigjetë, kandil deti dhe lloje të tjera peshqish", thanë shkencëtarët e NOAA-s./Motilokal.com