Turqia zhvillon “Kalorësin e Zjarrit”, mjeti që i shuan zjarret pa ujë

Turqia zhvillon “Kalorësin e Zjarrit”, mjeti që i shuan zjarret pa ujë

Një mjet zjarrfikës lokal që do të luftojë flakët pa ujë, duke përdorur metodën e rërëzimit nga toka pyjore e butë, po pret që të ngjitet në linjën e prodhimit.

Prof. asc. Hakan Gursu, pedagog në Universitetin Teknik të Lindjes të Mesme (METU), projektoi me ekipin e tij dhjetë vjet më parë një mjet për të luftuar zjarret pa ujë në përgjigje në fatkeqësisë gjithnjë e më të shpeshtë të zjarreve pyjore në botë, transmeton TRT.

Turqia zhvillon “Kalorësin e Zjarrit”, mjeti që i shuan zjarret në çast pa ujë

Motori i këtij mjeti të aftë të mbulojë me rërë para zjarrit zonat që rrezikojnë të digjen, të shuajë ose të parandalojë përhapjen e flakëve në rast zjarri dhe të gërmojë për pemët që do të mbillen pas zjarrit, është projektuar me 540 kuaj fuqi.

Në një deklaratë për media, Hakan Gursu tha se mjeti në fjalë, prototipi i të cilit tashmë është gati, përdor si lëndë të parë tokën pyjore me karakteristikë të butë.

Ateş Şövalyesi 03.jpg

Gursu dha informacione gjithashtu mbi tiparet dhe metodën e punës së mjetit, të cilin ai dhe ekipi i tij e kanë pagëzuar me emrin “Kalorës i Zjarrit” (Fire Knight).

“Në pjesën e pasme të mjetit kemi një gërmues që mund të hapë gropa 1,8 metra të thella. Ne e thithim tokën nga atje dhe e shoshitim me shpejtësi duke depozituar brenda (mjetit) materialet e forta nën 5 milimetra. Materialet e djegshme dhe ato të lehta i flakim jashtë nga këtu. Brenda këtij mjeti, ne kemi një depo me kapacitet 10 tonë për grimcat kokrrizore nën 5 milimetra. Pasi i depozitojmë, ne i spërkatim këto grimca përmes kokës rrotulluese të lëvizshme këtu, me ndihmën e 2 pompave dhe 6 kompresorëve. Spërkatja mund të bëhet si mbi materialet që digjen në tokë, ashtu edhe për të krijuar një mbulesë mbi florën e djegshme në zonat pasive”, sqaroi pedagogu i Universitetit Teknik të Lindjes të Mesme./Motilokal.com