19-vjeçarja që synon të jetë pilotja më e re femër në botë, do udhëtojë në 52 shtete

19-vjeçarja që synon të jetë pilotja më e re femër në botë, do udhëtojë në 52 shtete

Vetëm 19 vjeçe, por ajo po niset për të  përshkruar gjysmën e qiellit të botës. Zara Rutherford dëshiron të jetë pilotja më e re femër në botë. Ajo  ka një pasion tepër të veçantë, atë të udhëtimeve me aeroplan.

Ajo do ta lë Belgjikën për një odise të planifikuar që përfshin 52 vende dhe pesë kontinente.

Në udhëtimin që parashikohet të zgjasë tre muaj, ajo do të fluturojë mbi oqeane, shkretëtira, si dhe mbi tundrën e gjerë siberiane.

Zara Rutherford in the cockpit of her plane

Mbajtësja aktuale e rekordit është amerikania Shesta Vaiz, e cila ishte 30 vjeçe kur realizoi sfidën në vitin 2017. Mbajtësi më i ri mashkull i këtij rekordi është një 18 vjeçar. Përgatitjet e Rutherford për misionin përfshinin praktikë të mbijetesës në ujë, dalje emergjence nga avioni dhe mirëmbajtje të mjetit fluturues./Motilokal.com