Ujësjellësi ‘Prishtina’: Uji është 100 për qind i pijshëm

Ujësjellësi ‘Prishtina’: Uji është 100 për qind i pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se cilësia e ujit të pijshëm është i sigurt për konsum.

Sipas një njoftimi, kompania thotë se çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit.

“Qëllimi kryesor i Departamentit të Cilësisë së  Ujit të pijshëm  në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. është organizimi dhe funksionimi i tij si departament për kontrollën e kualitetit të ujit, bazuar në Standardet cilësore aplikative ( U.A.16/2012 ) dhe ato Evropiane (Udhëzimi – Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit. Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Departamenti i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm,  ka në procedurë pikë së pari mbledhjen  dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve,  puseve dhe lumenjve”, thuhet në njoftim.

May be an image of indoor

KRU “Prishtina bën të ditur se laboratorët shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas  planit ditor, javor dhe mujor  për monitorimin  e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ”Prishtina” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badovc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi, Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues  percjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi.

Më tej theksohet se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ  Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

“Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontroll ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100%”, thekson KRU “Prishtina”.

“Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhet  mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet  nga fabrikat e ujit në Albanik, Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet”, thuhet në komunikatë./Motilokal.com