Zjarret në Francë, qindra turistë evakuohen nga Saint Tropez

Zjarret në Francë, qindra turistë evakuohen nga Saint Tropez

Pavarësisht rënies së temperaturave, janë ende të shumta vendet në Europë që po përballen me situata kritike për shkak të zjarreve. Në Francë erërat vijojnë të përhapin zjarret në Kot D’Azyr. Më shumë se një mijë zjarrfikës po punojnë prej ditësh.

Zjarri ka shkrumbuar më shumë se 3500 hektarë bimësi në kodrat e qytetit bregdetar Saint Tropez, duke shkaktuar dhe dy viktima. 

Më shumë se 7 mijë banorë dhe qindra turistë në zonë u evakuuan. Zjarri u përhap nga erërat që arrinin një shpejtësi prej 80 kilometrash në orë dhe temperaturat e larta, të cilat shënuan rekorde të reja për vendin.

Presidenti francez Emanuel Makron u shpreh se orët e ardhshme janë vendimtare./Motilokal.com

Firefighters work near a major wildfire that broke out in the Var region of southern France, August 17, 2021  SDMIS69/Handout via REUTERS

An aircraft drops fire retardant on a wildfire that broken out in the Var region, southern France, August 18, 2021. Ministere de l'Interieur/J. Groisard/Handout via REUTERS

An helicopter flies over a wildfire that broken out in the Var region, southern France, August 18, 2021.  Ministere de l'Interieur/J. Groisard/Handout via REUTERS

Fire fighters work to tackle a wildfire that broke out in the Var region, southern France, August 18, 2021. Securite Civile/Handout via REUTERS

Firefighters work during a major wildfire that broke out in Vidauban, in the region of southern France, August 18, 2021. REUTERS/Eric Gaillard