Si po shkatërrohet e betonizohet Parku i Qytetit të Prishtinës [Foto]

Si po shkatërrohet e betonizohet Parku i Qytetit të Prishtinës [Foto]

Parku i qytetit të Prishtinës është një park me pisha dhe natyrë të bukur, thënë ndryshe “mushkëria e vogël” e kryeqytetit. Ky park është shumë afër qytetit sa që nuk nevojitet as vetura për ta vizituar.

Hapësira e Parkut të Qytetit është e frekuentuar çdo ditë nga qytetarët e Prishtinës. Pasditet në këtë vend janë pothuajse çdo herë të mbushura me njerëz të cilët e shfrytëzojnë kohën e lirë për të shëtitur e pushuar aty. Aty nuk mungojnë as fëmijët të cilët luajnë në këndin e lodrave.

Por, ajo që të bie në sy është se ky park ka filluar të degradohet, duke u betonizuar. Ndërtimi i disa fushave të sportit me beton të rrethuara si lloj burgu, pa pikë shije, kundër gjelbërimit, ndotës të ambientit, të lëna në gjysmë, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe të moshuarve që frekuentojnë parkun çdo ditë. Gurë të mëdhenj, skele që i japin një pamje të shëmtuar vendit që është “mushkëria” e qytetit.

Mungesa e investimeve adekuate, mos renovimi dhe mirëmbajtja e ulëseve, vetëdijesimi i qytetarëve për ta ruajtur e bën që ky park dalëngadalë po shkatërrohet./Motilokal.com