Shikoje qytetin tënd nga Motilokal.com!

Shikoje qytetin tënd nga Motilokal.com!

Motilokal.com dhe Gjirafa.com janë bërë bashkë përsëri për të sjellë shërbimin më të ri dhe më ekskluziv në vendin tonë. Fjala është për Slow TV, ofrimin e video-pamjeve të qyteteve ose natyrës në kohë reale. Ky lloj televizioni është popullarizuar nga Korporata e Transmetimit Norvegjez (NRK) me udhëtimin prej shtatë orësh me tren në vitin 2009.

Fillimisht, projekti përfshin vendosjen e kamerave në nëntë lokalitete të ndryshme të Kosovës, si qytete ashtu dhe atraksione turistike.

Tani vizitorët e motilokal.com do të kenë mundësi të relaksohen, sa herë që duan të ikin nga rutina e tyre mbytëse, apo edhe të futen në gjumë të ëmbël, me pamjet që ofrojnë këto vende./Motilokal.com