Parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, ku do të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 20 deri në 31 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 30 °C.

E diela do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 33 °C./Motilokal.com