Shi e breshër në disa qytete të Kosovës

Shi e breshër në disa qytete të Kosovës

Pas një jave të nxehtë janë rikthyer reshjet e shiut dhe breshëri në Kosovë. Në disa pjesë të vendit ka patur rrebesh shiu me shtrëngata dhe breshër. Qytetet që ka rënë më së shumti shi dhe breshër janë Istogu, Deçani dhe Shtimeja.


Këtë e kanë bërë të ditur qytetarët të cilët thanë se breshëri ka filluar nga pasditja, ata madje kanë shpërndarë video dhe foto në rrjetet sociale ku shihen kokrra të mëdha të breshrit. Në qytetin e Istogut qytetarët thanë se breshëri ka bërë dëme në kulturat bujqësore. /Motilokal/


https://www.facebook.com/selvije.mulaj/videos/2472378719459026/