Trenat magnetikë që po projekton Virgin, kompania e miliarderit Richard Branson, nuk do të përbëhen nga vagonë të ngjashëm me ata që jemi mësuar të shohim në shinat tradicionale, por nga kapsula të vogla hipersonike.
Ato do të jenë në gjendje të udhëtojnë me kolona por edhe të ndahen e të lëvizin në drejtime të ndryshme, në varësi të destinacionit të udhëtarëve.
Këto kapsula, me një kapacitet prej 28 vetësh secila, nuk do të lidhen, gjë që do t’i lejojë ata të udhëtojnë në destinacione të ndryshme.
Objektivi i kompanisë prej më shumë se 1000 kilometra në orë është tre herë më i shpejtë se hekurudha me shpejtësi të lartë dhe më shumë se 10 herë më shpejt se hekurudha tradicionale.
Nëntorin e 2020-tës, u krye me sukses testi i parë. Kreu i kompanisë, Jay Walder garanton se nuk bëhet fjalë për mite, por për një realitet të prekshëm të cilin do ta shohim sipas tij në Shtetet e Bashkuara “deri në vitin 2030”, e më pas edhe në Europë./Motilokal.com


