Kompania Audi përshpejton transformimin e kompanisë dhe nga viti 2026 do të nxjerrë në tregun global ekskluzivisht modele të reja të plota elektrike, ndërsa prodhimi i motorëve me djegie të brendshme do të hiqet gradualisht deri në vitin 2033.
Lajmi mbi këto ndryshime u bë nga Markus Duesmann, CEO i Audi AG, gjatë prezantimi të planit të kompanisë.
“Plani Vorsprung 2030’’, do të lejojë që Audi të përballet dhe të kapërcejë sfidat e së ardhmes. Ndryshimet brenda shoqërisë civile po ndodhin me një ritëm të jashtëzakonshëm. Kjo është arsyeja pse ne përshpejtojmë transformimin tonë”, theksoi Duesmann.
‘’Me këtë përditësim, Audi konfirmon rolin e saj si një pionier dhe nxitës i inovacionit të automobilave. Falë prirjes së vazhdueshme për përparim teknologjik, ne mund të kontribuojmë në zgjidhjen e një pjese të problemeve në shkallë globale, duke zvogëluar rrënjësisht, për shembull, emetimet e CO2 dhe ngrohjen globale’’, përsëriti Duesmann.
Përveç braktisjes graduale të motorëve me djegie të brendshme, një diferencim më i madh i makinave elektrike Audi do të jetë edhe konkurrenca mes kompanive./ANSA/Motilokal.com


