Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës së Përmetit po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.
Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Evropë.
Edhe fundjava e fundit e gishtit ishte me një numër të lartë vizitorësh.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, “fluks vizitorësh që zgjodhën Përmetin për të kaluar këtë fundjavë të freskët shtatori në thesarin natyror të tij, Ujërat termale të Bënjës, (Monument Natyre )”.
Vizitorët shijuan ngrohtësinë e ujërave termale dhe peizazhet fantastike të tyre dhe kanionit të Langaricës.
Specialistët e ADZM Gjirokastër ndodhen aty për të dhënë informacion dhe mbështetje si dhe pastrojnë ambientin nga mbetjet urbane, të lëna nga vizitorët.
Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Ato ndodhen rreth disa km nga Përmeti. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut./Motilokal.com
