Njihuni me peshkun Mrena e Fanit, një specie e kërcënuar në Kosovë

Njihuni me peshkun Mrena e Fanit, një specie e kërcënuar në Kosovë

Mrena e Fanit apo Barbus rebeli, ky lloj, edhe pse i përhapur gjerësisht dhe lokalisht abundant, megjithatë është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të habitatit, sidomos në përroska të vogla, të cilat mund të shteren gjatë verës. E arrin madhësinë deri në 25 cm (Kottelat and Freyhof 2007).

Lloji i habitatit: Vende ujore (kontinen [1] tale) (Lumenj, përrenj, përroska, të përhershme [përfshirë ujëvarat]. Këneta, moçale, moçalishte, liqene të përhershme të ujërave të ëmbla. Ky lloj mund të gjendet në lumenj, por edhe në liqene. I parapëlqen segmentet me ujë të pastër. Lloj endemik i Ballkanit. 

Ky lloj është akoma gjerësisht i përhapur në pellgut e Drinit të Bardhë. Po ashtu gjendet edhe në ujërat e pellgut të detit Adriatik, Ujërat e pellgut të detit të Zi, Ujërat e pellgut të detit Egje.

Trendi i popullatës: I qëndrueshëm Aty ku ndodhet, popullatat janë abundante, por të fragmentuara, sepse përdoret shumë edhe në peshkatari.

Ky lloj është vlerësuar në kategorinë: Gati i Kërcënuar, për shkak të rëndësisë dhe rrallësisë së llojit në nivel evropian, duke qenë lloj endemik i Ballkanit, si dhe faktorëve të cilët mund ta çojnë këtë lloj drejt zhdukjes në Kosovë siç janë peshkimi dhe përhapja e fragmentuar. Ky lloj është akoma gjerësisht i përhapur në pellgut e Drinit të Bardhë.

Lista e kërcënimeve: Zhvillimi rezidencial dhe komercial (Zonat rezidenciale dhe komerciale); Ndotja e ujërave të zeza shtëpiake dhe urbane, mbeturinat dhe mbetjet e ngurta; Ndryshimi i klimës dhe moti i ashpër, thatësirat. Faktorët kryesorë, që e rrezikojnë këtë, lloj kanë të bëjnë me ndikimin nga vend [1] banimet dhe mjediset urbane, ndotjen nga ujërat e zeza, ndotjen nga mbeturinat e ngurta dhe të tjera, si dhe me thatësirën.

Aktualisht, nuk ekziston ndonjë masë mbrojtëse.

Veprimet e nevojshme për konservim: Mbrojtja e tokës/ujit (Mbrojtja e lokalitetit/zonës); 5. Ligji dhe politikat (Politikat dhe rregulloret, pajtueshmëria dhe zbatimi i ligjit). Hulumtimi i nevojshëm: Hulumtimi (Madhësia, përhapja dhe trendet e popullatës, historia e jetës dhe ekologjia); Monitorimi (Trendet e popullatës, trendet e habitatit). Prania e këtij lloji është tregues i cilësisë së njëmendtë të habitatit dhe mbrojtja eventuale e llojit siguron efekt mbrojtës për lokalitetin ku gjendet dhe llojet e tjera prezente.

Fotot janë realizuar nga Valmir Gashi në fshatin Drenoc të Rahovecit./Motilokal.com

May be an image of body of water

May be an image of body of water

May be an image of body of water

May be an image of body of water

No photo description available.

May be an image of body of water

May be an image of body of water

May be an image of outdoors

May be an image of body of water