Rreth 227 mbrojtës të mjedisit u vranë globalisht në vitin 2020

Rreth 227 mbrojtës të mjedisit u vranë globalisht në vitin 2020

Së paku 227 mbrojtës të tokës dhe mjedisit janë vrarë globalisht në vitin 2020, theksoi sot një grup ndërkombëtar i të drejtave.

"Mbi gjysma e sulmeve ndodhën në vetëm tri vende: Kolumbi, Meksikë dhe Filipine", tha Global Witness në një raport, transmeton Anadolu.

Kolumbia regjistroi numrin më të lartë të vrasjeve në vitin 2020, me 65 mbrojtës të tokës dhe mjedisit të vrarë, sipas raportit.

Grupi tha se dokumentoi 30 sulme vdekjeprurëse kundër mbrojtësve të tokës dhe mjedisit në Meksikë vitin e kaluar, një rritje prej 67 për qind nga viti 2019.

Ndërkohë, në Filipine janë vrarë 29 mbrojtës, me mbi gjysmën e sulmeve vdekjeprurëse të lidhura drejtpërdrejt me kundërshtimin e tyre ndaj projekteve të minierave, prerjeve të drunjve dhe digave, thuhet më tej.

Grupi i të drejtave tha se 166 mbrojtës të tokës dhe mjedisit janë vrarë në Filipine midis viteve 2016 dhe 2020.

Ai tha se vrasjet e mbrojtësve të mjedisit dhe tokës u regjistruan edhe në 19 vende të tjera, përfshirë Indonezinë me tre persona./Motilokal.com