1000 tërmete në 5 ditë, alarm për shpërthim vullkani në ishujt Kanarie

1000 tërmete në 5 ditë, alarm për shpërthim vullkani në ishujt Kanarie

Frika po rritet mbi një vullkan në Ishujt Kanarie i cili shpërtheu për herë të fundit 50 vjet më parë pasi u regjistruan 1.000 lëkundje në pesë ditët e fundit.

Ekspertët kanë vënë re një rritje në aktivitetin sizmik dhe zhvendosje të magmës nën vullkanin e La Cumbre Vieja, i cili ka shpërthyer në vitin 1949 dhe 1971, ndërsa prej asaj kohe nuk ka qenë më aktiv.

Frika për riaktivizimin e vullkanit është rritur ndjeshëm, ndërsa zona është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike e ka një popullsi prej 85 mijë banorësh.

Ekspertët kanë vënë re një rritje në aktivitetin sizmik dhe zhvendosjen e magmës nën kurrizin vullkanik të La Cumbre Vieja

Sipas Qendrës Kombëtare të Vullkaneve në Kanarie, Involcan, tërmeti më i fortë, mes rreth 1 mijë lëkundjeve, ishte 3,4 i shkallës rihter.

Cumbre Vieja është një kurriz vullkanik aktiv edhe pse i fjetur në jug të La Palma që ka shpërthyer dy herë në shekullin e 20 -të

Në një studim të vitit 2001 pretendohet se një shpërthim i madh i vullkanit është i mundur dhe rrezikon shkaktimin e një cunami gjigant, i cili mund të arrijë deri në Amerikën e Veriut.

Një tufë ermeti është një sekuencë e ngjarjeve sizmike që ndodhin në një vend brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore

Autoritetet e ndryshuan së fundmi alarmin nga jeshil në të verdhë, i cili është niveli i dytë nga katër të tillë, në zonat përreth vullkanit. Pas këtij alarmi, zyrtarët e mbrojtjes civile informojnë qytetarët për të marrë masa paraprake për një shpërthim të mundshëm të vullkanit./Motilokal.com