Bëhuni gati, nesër mot me borë në Brezovicë dhe Brod

Bëhuni gati, nesër mot me borë në Brezovicë dhe Brod

Një valë e ftohtë e ajrit polar pritet të godasë Evropën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve nga modelet më të fundit meteorologjike.

Edhe përkundër që në Kosovë po mbretërojnë temperatura stabile të ngrohta, nga fillimi i javës së ardhshme priten rënie të lehtë temperaturave.

Sipas parashikimit të faqes snow-forecast, nga nesër (e hënë) pritet që në Brezovicë dhe Brod të bie një borë e lehtë.

Temperaturat në Brezovicë do të luhaten maksimumi gjatë ditës do të arrijë deri 2 °C, ndërsa nata pritet të jetë -1 °C. Era do të jetë përgjithësisht e lehtë.

Ndërsa në Brod temperaturat do të jenë maksimumi 3 °C me diell dhe minimumi 1 °C. Era do të jetë përgjithësisht e lehtë. /Motilokal.com