22 Shtator - Dita e Vjeshtës

22 Shtator - Dita e Vjeshtës

Vjeshta është njëra nga katër stinët e vitit. Me fillimin e vjeshtës fillojnë të bien temperaturat, të bëhet me ftohtë dhe ditët janë më të shkurtra, gjethet kthehen në portokalli dhe kafe, kafenetë fillojnë të shërbejnë pijet e tyre sezonale.

Ekuinoksi i shtatorit, i njohur si i vjeshtës, shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës në hemisferën veriore. Sidoqoftë, kalendari meteorologjik shënon fillimin e vjeshtës në një datë krejt ndryshe.

Sipas stinës astronomike, data e fillimit të vjeshtës mund të ndryshojë çdo vit. Dita e fillimit të vjeshtës shënohet nga pozicioni i ekuinoksit të vjeshtës.

Në një moment, dielli do të kalojë direkt mbi ekuatorin e Tokës dhe dita do të zgjasë për aq kohë sa nata. Kjo ditë njihet si Ekuinoksi vjeshtës.

Sot me 22 shtator 2021 në himesferën veriore të planetit Tokë, në orën 21:21 fillon stina e vjeshtës apo ekuinoksi vjeshtor.

Ndërsa dimri fillon në datën e solsticës së dimrit nën stinën astronomike, i cili do të ndodhë më 21 dhjetor 2021.

Në hemisferën jugore, megjithatë, fillon pranvera. Në ditën e ekuinoksit, dita dhe nata zgjasin saktësisht 12 orë, duke justifikuar emrin e ngjarjes astronomike e cila buron nga fjalët latine "aequus" (e barabartë), dhe "nox" (natë).

Data e ekuinoksit të vjeshtës nuk është gjithmonë e njëjtë, por ajo lëkundet midis 21 dhe 24 shtatorit: "ky fenomen është i lidhur me mekanizmin e viteve të brishtë, i cili na kujton se nën strukturën e kalendarit", është lëvizja e Tokës e cila padyshim nuk kërkon saktësisht 365 ditë për të orbituar Diellin, por një fraksion më shumë. Për këtë arsye, çdo 4 vjet në kalendar, një ditë shtohet në muajin shkurt./Motilokal.com