Honda do të bëhet kompania e parë që do të shesë automjete online në Japoni

Honda do të bëhet kompania e parë që do të shesë automjete online në Japoni

Raportohet se kompania 'Honda Motor' do të shesë automjete online në Japoni dhe kjo metodë e shitjes do të jetë e para në këtë vend.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bazuar në burimet e kompanisë, Honda do të nisë një aplikacion të ri shitjesh brenda Japonisë.

Kompania japoneze mori parasysh kërkesat e klientëve për të shmangur komunikimin ballë për ballë kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në këtë kontekst, Honda do të hapë një faqe në internet në fillim të muajit të ardhshëm ku përfshin të gjitha procedurat e shitjes, përfshirë llogaritjet, kontratat dhe kontrollet e kreditit, transmeton Anadolu.

Faqja do të shfaqë modelet më të mira me vëllim të lartë shitjesh dhe zona e mbulimit të shitjeve do të zgjerohet nga qendrat e qyteteve në periferi.

Dorëzimet e automjeteve do të bëhen në vendin e autorizuar të shitjeve.

Përmes aplikacionit të ri, kompania japoneze gjithashtu planifikon të zvogëlojë humbjen e klientëve për shkak të pandemisë./Motilokal.com