Nga eklipsi i diellit 'Unaza e Zjarrit' te 'Dritat e Veriut', fituesit e fotografisë më të mirë astronomike

Nga eklipsi i diellit 'Unaza e Zjarrit' te 'Dritat e Veriut', fituesit e fotografisë më të mirë astronomike

Janë zbuluar imazhet fituese nga konkursi i “Fotografit Astronomik”, për vitin 2021. Shuchang Dong u kurorëzua si fituesi i përgjithshëm për fotografinë e tij magjepsëse të “Unazës së artë”. Imazhi shfaq një eklips diellor të fiksuar në rajonin Ali të Tibetit, më 21 qershor 2020. Ndërkohë, imazhi “Dritat e Veriut” nga Dmitrii Rybalka, iu dha gjithashtu një çmim kryesor.  

Fotogaleria e mësipërme, rendit të gjitha imazhet fituese, të cilat gjithashtu janë shfaqur edhe në një ekspozitë nga 18 shtatori.