Kumbaro: Qeveria fokus pastrimin e mjedisit, nga kjo javë në terren

Kumbaro: Qeveria fokus pastrimin e mjedisit, nga kjo javë në terren

“Menaxhimi i mbetjeve urbane” ishte kryefjala e vendimeve gjatë mbledhjes së dytë në qeverinë “Rama 3”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka dhënë detaje për metodologjinë e re për bashkitë që të përllogarisin me transparencë sasinë e mbetjeve në territore të tyre. Sipas saj ky vendim i qeverisë do të mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve në vend.

“Miratuam sot në mbledhjen e dytë të qeverisë një amendim të një VKM-je ekzistuese që ka të bëjë me mënyrën se si menaxhohen mbetjet. VKM-ja që ne miratuam është një riamendim i një vendimi të 2015 që saktëson metodologjinë me të cilën njësitë e qeverisjes vendore të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre si publikohen dhe standardizohen. Ka qenë një punë e gjatë e bërë nga Ministria e Mjedisit për kryqëzimin e të dhënave. Një metodologji e unifikuar për të gjitha bashkitë që do japin një tablo të qartë. Detyrimi për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor. Ky instrument do mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve, për të plotësuar rolin e Ministrisë së Mjedisit si një monitorues i kësaj situate. Duke filluar nga kjo javë ne do të jemi në terren për të pasur në vëmendje një të të tillë”, ka thënë Kumbaro./Motilokal.com