OBSH vendos kritere më kufizuese për cilësinë e ajrit

OBSH vendos kritere më kufizuese për cilësinë e ajrit

Ndotja e ajrit shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit, deklaroi OBSH, që ka vendosur kufij më kufizues për ndotësit kryesorë të ajrit.

Kjo është hera e parë që OBSH ka përditësuar udhëzimet e saj globale të cilësisë së ajrit që nga viti 2005.

“Nuk ka asgjë më thelbësore për jetën sesa ajri. E megjithatë, për shkak të ndotjes së ajrit, akti i thjeshtë i frymëmarrjes shkakton shtatë milionë vdekje në vit, kryesisht për shkak të sëmundjeve jongjitëse”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp.

Kjo është arsyeja pse organizata e Kombeve të Bashkuara ka ulur pothuajse të gjitha pragjet e saj referuese, ligjërisht jodetyruese, që kryesisht lidhen me të ashtuquajturit ndotës klasikë: grimca pezull në ajër, ozon, dyoksid nitrogjeni, squfur dhe monoksid karboni./Motilokal.com