Stuhi dhe përmbytje përfshinë Francën jugore dhe Italinë veriore

Stuhi dhe përmbytje përfshinë Francën jugore dhe Italinë veriore

Një pjesë e Francës juglindore dhe Italisë veriperëndimore janë në gatishmëri pas lëshimit të paralajmërimeve të nivelit të lartë për stuhitë dhe përmbytjet që rrezikojnë jetën në të gjithë rajonin.

Dy persona janë zhdukur në Francë dhe të paktën dy të tjerët u plagosën dhe qindra shtëpi u përmbytën. Disa pjesë të vendit morën më shumë se 200 mm shi gjatë fundjavës.

Disa qytete në Var, në juglindje të Francës, duhej të evakuoheshin për shkak të rrezikut nga përmbytja.

Le Luc, i cili ndodhet në departamentin e Var në rajonin e Provence-Alpes-Cote d'Azur, regjistroi 105 mm shi në 24 orë. Kjo pasoi me 125 mm shi në 24 orët e mëparshme.

Aty pranë, në Nice pati shi 73 mm të shtunën - mesatarja për të gjithë muajin nëntor është 94 mm.

Pak më larg në jugperëndim, në Biot, autoritetet lokale u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda.

Të shtunën në mbrëmje, më shumë se 4000 familje mbeten pa energji elektrike në Alpes-Maritimes dhe Var, sipas ndërmarrjes franceze të energjisë Enedis.

Ndërkohë, agjencia e monitorimit të motit Meteo-France tani ka ulur paralajmërimet nga e kuqja në portokalli. "Shiu vazhdon por është më pak intensiv", thuhet në njoftim.

Departamenti i Puy-de-Dome gjithashtu është vënë në alarmin e portokallë për përmbytjet, si dhe rajonet e Gard dhe Bouches-du-Rhone, sipas Meteo France.

Shirat goditën edhe Italinë

Përtej kufirit në Itali, Xhenova dhe pjesët e tjera të rajonit të Ligurias janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut. Ata kanë vendosur të qëndrojnë në gjendje gatishmërinë në nivelin kuq gjatë gjithë ditës së diele.

Torino kishte 107 mm shi në 24 orë deri të dielën - mesatarja e nëntorit është 69 mm.

Xhenova u godit më keq me 117 mm reshje gjatë së njëjtës periudhë, edhe tej normës së nëntorit prej 109 mm.

Në Xhenova Cogoleto, rreth 400 njerëz mbeten të izoluar përkohësisht për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Shiu i madh bëri që lumenjtë Fegino dhe Ruscarolo të shpërthejnë.

Transporti hekurudhor është pezulluar midis Alessandria dhe Savona (Liguria) nga dëmet e shkaktuara nga moti i keq. Disa trena rajonalë janë anuluar dhe Trenitalia ka aktivizuar një shërbim zëvendësimi. /Motilokal.com


REUTERS